Mbledhja e Qeverisë së Kosovës 24.01.2024, Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com

Qeveria emëron komision ad-hoc për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Komisionin ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Vendimi u mor më 21.06.2024 përmes një mbledhjeje elektronike, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Qeveria e bëri të ditur përbërjen e këtij komisioni.

Kryesues do të jetë Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Ndërsa anëtarët janë Naim Bardiqi; sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Venera Çerkini; sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Ahmet Gashi; u.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në MPB dhe Besnik Aliu; ekspert i jashtëm.