
Ushtari i KFOR-it në Zveçan duke u munduar ta largojë gazin lotsjellës. FOTO: KALLXO.com
Qeveria e Turqisë deklarohet për gjendjen në veri të Kosovës
Ministria e Jashtme e Turqisë përmes një komunikate kanë deklaruar se ngjarjet në veri të Kosovës dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin.
Po ashtu, u bë thirrje që që të depërshkallëzohet situata.
“Me shqetësim po i përcjellim ngjarjet në veri të Kosovës. Këto ngjarje dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe të mos ndërmarrin veprime që do të depërshkallëzojnë tensionet”- thuhet në komunikatë.
Tutje, në komunikatë potencohet se mënyra e vetme për ulje të tensionit është përparimi në procesin e dialogut.
“Ne e vlerësojmë rolin konstruktiv të KFOR-it për mbajtje të gjërave nga përshkallëzimi. Me pikëllim mësuam se disa ushtarë të KFOR-it janë lënduar lehtë në incident. Mënyra e vetme për të ulur tensionin dhe për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është të arrihet përparim në procesin e dialogut në vazhdim”- thuhet tutje në komunikatë.