Qeveria deklarohet për pjesëmarrjen e Kurtit në në darkën e liderëve rajonalë në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, kjo darkë i paraprin takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evuopian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky takim mbahet sot në Shkup kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

“Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së”- thuhet në komunikatën për media.