Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokacione për shkak të punimeve për siguri të sistemit energjetik.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10[kV] Prishtina 6 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV  TS Kurrizi 2 (kodi: 19100009036)  nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: 1. Dardania Kurriz. Hyr-15-Nr.110

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i paneleve të tensionit të ulët, projekti LOT 43 (2023) Feeder 4

Ferizaj

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

TS 10/04kV TS Kisha Katolike I (Kulla) (kodi: 40000033208) nga ora 10:00 deri në orën 15:00

Vendet: Një pjesë e rr. Rexhep Bislimi.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit, sipas zgjidhjes teknike.

2.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Kisha Katolike III (MBTS ) (kodi: 40000033210) nga ora 10:00 deri në orën 15:00

Vendet: Një pjesë e rr. Rexhep Bislimi.

Arsyeja: zhvendosja e rrjetit, sipas zgjidhjes teknike.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Dragobili (kodi: 82082006) nga ora 08:00  deri 17:00

Vendet: Rr.605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), Rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), Rr.557 Bedri Berisha (1 konsumatorë), fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë, Shkozë

Arsyeja: Projekte investive, punimi i kokave të jashtme dhe të brendshme të tensionit të mesëm, lidhëseve të tensionit të mesëm si dhe energjizimi i kabllove tokësorë të tensionit të mesëm dhe punime tjera elektrike në kuadër të Lot 21-Malishevë.

2.

Nga TS 35/10[kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Malisheva (kodi: 82082004) nga ora 15:00  deri 17:00

Vendet: rrugët: 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku dhe 612 Uiliam Uoker.

Arsyeja: Projekte investive, punimi i kokave të jashtme dhe të brendshme të  të lidhësve të tensionit të mesëm si dhe energjizimi i kabllove tokësorë të tensionit të mesëm dhe punime tjera elektrike në kuadër të Lot 21-Malishevë.