Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër në rajonin e Prishtinës dhe të Ferizajt pritet të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Rrjedhimisht do të ketë edhe ndërpreje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Milloshevë (kodi 15019005) prej orës 10:00  deri ne ora 12:00

Vendet: Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe  Graca.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, rregullimi i urave dhe ndarësit në Milloshevë.

Ferizaj

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Betoni (kodi 40041002) prej orës 10:00  deri ne ora 16:00

Vendet: rr.”Prizrenit”, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, lidhja dhe përforcimi i përçuesve të dëmtuar.