Mungesa e ujit Ilustrimi: Pixabay

Punime në gypin kryesor furnizues në Vushtrri, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për tërë Vushtrrinë, duke përfshirë edhe fshatrat.

Kjo për shkak të punimeve që do të zhvillohen në gypin kryesor furnizues.

“Për shkak të punimeve të cilat do të zhvillohen në gypin kryesor furnizues 700mm do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për tërë Vushtrrinë, përfshirë edhe fshatrat.” – thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”, më 06.02.2025.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet në orët e pasdites.