Punëtori rrëzohet gjatë ndërtimit të shtëpisë, përfundon në QKUK

Një punëtor ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës, dje rreth orës 11:48, në Han të Elezit.

Sipas njoftimit, është raportuar se viktima derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore dhe inspektorët e punës kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si asgjësim, dëmtim , ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.