Punëtori në Rahovec bie nga lartësia në vendin e tij të punës

Një punëtor në Rahovec ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës dje.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 12:40, është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që kishte rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës.

Në njoftim thuhet se viktima e këtij rasti është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse.

Rasti nga ana e policisë është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve,mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës.