Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Propozimi i Haradinajt: Shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur “tri qëllime” që duhet të kenë shqiptarët ndërkohë që po shënohen festat e Nëntorit.

Sipas Haradinajt, qëllimi i parë duhet të jetë ndërtimi i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri.

Qëllimi i dytë duhet të jetë mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai propozon që në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nisë iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.

Dhe, qëllimi i tretë, shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët sot po festohet Dita e Flamurit, përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së.