Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Europiane - FOTO-KALLXO.com

Prokuroria nis hetimet ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

Ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Prishtinës

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj ish-ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Hetimet kanë nisur në drejtim të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Prokuroria më 15.09.2020 ka pranuar kallëzim penal nga AKK kunder personit me inicialet Dh.H. Prokurori i çështjes ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe se është duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Dhurata Hoxha ka qenë ministre e Integrimeve Evropiane dhe Diasporës, si dhe ministre e Drejtësisë.