Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Problemet teknike ndërpresin fjalën e ministrit Peci para deputetëve

Për shkak të problemeve teknike, Faton Peci, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndërprerë prezantimin e Projektligjit për të drejtën juridike.

Ai ishte caktuar nga kryeministrit për të bërë prezantimin e këtij Projektligji  gjatë seancës së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar një sërë projektligjesh të ndryshme.

Seanca e sotme ishte e fundit e sesionit pranveror.