Prizrenasi rrëzohet nga kulmi i shtëpisë

Një person në fshatin Gjonaj të Prizrenit është rrëzuar gjatë ditës së djeshme nga kulmi i shtëpisë, ku po kryente disa punime.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

Viktima si pasojë e lëndimeve ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor në Prizren, viktima është transportuar në QKUK.

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.