Foto: Ilustrim

Prizren, i mituri e godet për vdekje me veturë fëmijën

Një aksident trafiku që ka përfunduar me fatalitet ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dje rreth orës 13:00.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari i mitur i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditur një fëmijë, i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.