Ilustrim

Prishtinë - Plagosë vetën me pushkë gjuetie

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Keqekoll të Komunës së Prishtinës një burrë dyshohet se ka plagosur veten me pushkë të gjuetisë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 dhe njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën dhe 9 fishekë.

I dyshuari sipas policisë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku edhe vazhdon kurimin.

Tutje në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të vazhdon të hetohet.