Prishtinë, një 17-vjeçar theret me thikë në autobus

Një i ri është therur me thikë rreth orës 17:00 në një autobus në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se mbështetur në informatat e para dyshohet se një person rreth 17-vjeçar ka marrë lëndime trupore me thikë.

Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.