Ilustrim

Prishtinë: Nëna pretendon se mësuesja ja rrahu djalin

Policia ka ndërhyrë në një shkollë të Prishtinës pas raportimit se një fëmijë është rrahur nga mësuesja e tij. Sipas raportit të policisë nëna ka raportuar se djali i saj i mitur ishte goditur nga mësuesja e shkollës.

Policia nuk ka dhënë detaje për emrin e shkollës mirëpo ka sqaruar se fëmiu ka marrë trajtim mjekësor  për të kuruar lëndimet të cilat i ka marrë nga goditja.

Të dhënat nga raporti tregojnë se mësuesja është intervistuar nga policia.  Në deklaratë sipas raportit të policisë mësuesja  ka mohuar se e ka goditur nxënësin. “E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor.

I njëjti sqaron se hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat se si ndodhi dhe cila është përgjegjësia e secilit