Ilustrim

Prishtinë, gjuan me armë zjarri dhe arratiset

Mbrëmë në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, dy të dyshuar kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete, ndërsa njëri ka paraqitur rastin.

Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë zjarri AK-47, në drejtim të personit tjetër.

Policia bënë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

I dyshuari në këtë rast gjendet në arrati, ndërsa rasti sipas policisë është duke u hetuar.