Prishtinë, djali dyshohet se e kanosi nënën e tij

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Gjilan. Sipas policisë në të dy rastet të dyshuarit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj nënave të tyre.

Në Prishtinë më 18 shtator, është arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa dje në Gjilan, është arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”- thuhet në njoftim.