Prishtinë, arrestohet një 38-vjeçar, iu gjetën dy armë zjarri në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas komunikatës së Policisë, sonte rreth orës 19:00, armët janë gjetur në një veturë të tipit BMW.

Përveç armëve, Policia ka gjetur edhe tre fishekë.

I dyshuari F.K., 38-vjeç, shtetas i Kosovës, është dërguar në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.