Prishtinë, arrestohet një 32 vjeçar për vjedhje të rëndë dhe sekuestrohen dy armë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 32 vjeçar me inicialet D. A., si të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.

“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar” – njofton policia.

Në vendbanimin e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, tre laptopë e gjëra të tjera.

Ndaj të dyshuarit është inicuar rast për veprat “vjedhje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës