Shpend Ahmeti. Kuvendi Komunal

Prishtina bart mbi 34 milionë euro të pashpenzuara nga viti 2020 në 2021

Kuvendi i Komunës së Prishtinës përmes një seance të jashtëzakonshme ka bërë bartjen e 34 milionë e 347 mijë eurove të pashpenzuara të buxhetit të vitit 2020 për vitin 2021.

Arsyeja pse ka shumë buxhet dhe projekte të bartura nga viti paraprak, sipas diskutimit në asamble, është edhe për shkak të një vendimi marr në vitin e kaluar për ndalje të prokurimit në investime kapitale dhe marrja me prioritet në menaxhimin e pandemisë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal u bë pa ndonjë njoftim paraprak për media.

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2021 është 85 milionë euro.