Foto: Ilustrim

Prestreshi paralajmëron hetime për ngritjen e çmimit të vajit

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, ka paralajmëruar hetime për ngritjen e çmimit të vajit.

Përmes një postimi në Facebook, Prestreshi ka thënë se dje ka komunikuar me homologen e tij në Shqipëri, për shifrat shqetësuese, sic i ka quajtur ai.

“Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, ka shkruar Prestreshi në Facebook.