Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Çekisëb në Kosovë, Bohumil Mazanek Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i parë i Republikës së Çekisë në Kosovë

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani i ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, Bohumil Mazanek.

Sipas Presidencës, Osmani ka uruar ambasadorin për detyrën e tij të re, ndërsa ai ka premtuar se do të ketë angazhim të madh nga ai, pas vendimit të Presidentit çek , Petr Pavel për  ngritjen e  raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve.

“Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Siç thuhet më tej, Presidentja e ka falënderuar Çekinë për kontributin e saj në liberalizimin e vizave dhe e ka njoftuar ambasadorin për situatën e sigurisë në Kosovë.

Republika e Çekisë ka emëruar për herë të parë një ambasador në Kosovë, 15 vite pasi që ka njohur pavarësinë e saj.