Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Frankofonisë, Foto: ZPRK

Presidentja Osmani pjesë e Samitit të vendeve të Europës Juglindore

Këtë të enjte më 13.06.2024  do të mbahet Samiti i vendeve të Europës Juglindore, pjesë e të cilit do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka udhëtuar për në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon”, – thuhet në komunikatën e Presidencës.

Aty gjithashtu thuhet se gjatë qëndrimit në Shkup, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Vendet anëtare të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia.