Presidenti vazhdon edhe sot trajtimin shëndetësor
21.4.2020 - 13:48
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar trajtimin shëndetësor në Klinikën Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu është e ditur në komunikatën për media, në të cilën thuhet se gjendja e Presidentit është stabile.
“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore. Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.
Dje presidenti Thaçi pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë për tu liruar pas trajtimit të marrë.