Hashim Thaçi, president

Presidenti Thaçi bën thirrje për qetësi

 

Në një deklaratë për media të lëshuar pak orë pas raportimeve për aktivitete të KFOR-it në veriun e vendit dhe në ditën kur ekipi i cili është duke hartuar statusin e asociacionit pritet ta dorëzoj draftin  presidenti Hashim Thaçi ka porositur qytetarët për qetësi.

Në deklaratë ai ka përmendur se Republika e Kosovës është e përkushtuar për marrëveshjen historike me Serbinë.

“Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës “thuhet në letrën e presidentit.

E njëjta përfundon me një thirrje të presidenti për palët që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë.