Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. FOTO: Bajram Begaj/Facebook.

Presidenti Bajram Begaj shpallet Qytetar Nderi i Deçanit

Presidenti shqiptar Bajram Begaj është shpallur sot me 23.06.2024 Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit.

Ceremonia e shpalljes së tij është mbajtur në Asamblenë e Deçanit, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, si dhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se gjatë organizimeve për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës pranoi ftesën për të vizituar Deçanin, por nuk e dinte që do të merrte këtë çmim.

“Nuk e di a jam unë që e meritojë këtë çmim kaq të madh dhe prestigjoz, por kur pranova të vizitojë Deçanin ishte në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, por për shkak të angazhimeve ndërkombëtare vizita u shty më pas. Nuk kam qenë i përgaditur të marr këtë çmim nga Asambleja e Deçanit dhe e pranoj me shumë mirënjohje” – ka thënë ndër të tjera Begaj.