Ikballe Berisha- Huduti

Policia tregon se çka u gjet gjatë bastisjes së shtëpisë së Ikballe Huduti-Berisha

Ikballe Huduti- Berisha është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Policisë së Kosovës nën dyshimet për shtytje në kryerje të veprave penale terroriste.

Huduti- Berisha është arrestuar pas disa deklaratave të publikuara në llogarinë e saj personale në Facebook, kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman.

Arrestimin e Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Madje policia në raportin ditor ka treguar edhe se çka u gjet gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës.

Policia ka përmendur se ka gjetur e konfiskuar pajisje elektronike duke shtuar se kanë gjetur edhe dëshmi të tjera relevante pa theksuar se çfarë dëshmish janë ato.

Huduti- Berisha pas arrestimit është dërguar në mbajtje.