Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia shqipton 543 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 543 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit kundër COVID-19 është më i vogël se sa i atyre të shqiptuara për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Policia ka shqiptuar gjithsej 890 gjoba të trafikut në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 31 aksidente të trafikut me lëndime dhe 41 të tjera me dëme materiale.