Foto-ilustrim

Policia sekuestron mish që dyshohet se u kontrabandua nga Serbia

Gjatë patrullimit policia ka ndaluar të dyshuarin shtetas serb dhe gjatë kontrollit në bagazh të veturës i është gjetur një sasi mishi, që dyshohet të ketë kontrabanduar nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Me vendim të prokurorit vetura dhe malli i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

I dyshuari pas intervistimit është liruar.