Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin apo gjetjen e 19-vjeçares Viktorija (Gjergj) Gojani, e cila po konsiderohet e zhdukur.

Policia ka njoftuar se bazuar në ligj dhe me autorizim të Prokurorisë së Pejës ka publikuar edhe foton e të zhdukurës.

Policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që nëse kanë informacion për vendndodhjen 19-vjeçares të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]