Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një personi të kërkuar nga Deçani.

I dyshuari është Sami Berisha, 52-vjeçar, nga fshati Irzniq të Deçanit.

Ai është i kërkuar për veprёn penale “Vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]