Ilustrim

Policia publikon fotografinë e të shumëkërkuarit

Luan Lajqi i lindur më 1982 në Llukë- Deçan po kërkohet nga ana e Policisë së Kosovës për dy vepra penale, vetëgjyqësi si dhe vrasje në tentativë.

Policia ka treguar se i dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë ndërsa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar policia.

Më poshtë u sjellim fotografinë e të kërkuarit: