Policia arreston qytetarin që po e kërkonte tash e një kohë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të fotografisë së një personi në kërkim, qytetarët i kanë dalë në ndihmë dhe si pasojë ka rezultuar me arrestimit e personit të kërkuar për vepër penale, vjedhje e rëndë.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 28.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore-ekipi i sektorëve të stacionit policor Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
I arrestuari është Hysen Alush Dobroshi. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese Dubravë.
Në fund, Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës i ka falënderuar qytetarët për ndihmën e dhënë.