Ilustrim - Policia në aksion

Policia kap organizatorët e bixhozit të paligjshëm në Ferizaj

Mbrëmë pak para mesnate, Policia e Kosovës ka hasur në një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm në Ferizaj.

Sipas njoftimit, rreth orës 23:50, në rrugën “Shën Nëna Terezë”, në Ferizaj, njësitet policore gjatë bastisjes në një lokal të improvizuar, pronë e të dyshuarit, kanë hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarve u janë shqiptuar tiketa për moszbatimin e vendimit të Qeverisë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është inicuar në procedurë të rregullt.