
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia: Kanosen tre zyrtarë policorë në Rahovec
04.4.2023 - 10:10
Tre zyrtarë policorë janë kanosur verbalisht nga një i dyshuar, që më pas është arrestuar, në Rahovec.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të 2 prillit të këtij viti, rreth orës 01:00.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se policët në kohën kur janë kanosur kanë qenë në kryerje të detyrës.
I dyshuari, sipas Policisë, gjithashtu ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë.
Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.