Ilustrim

Policia jep detaje për vdekjen e 17 vjeçarit në Lipjan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 17-vjeçari në Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri është dërguar pa shenja jete në emergjencë mjekësore dje rreth orës 14:40.

Policia ka thënë se sipas deklaratave të familjareve të viktimës, ai derisa ishte duke prerë dru në pyll i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas dërgimit në emergjencë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.