Policia jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth djegies së veturës në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Sipas Policisë, rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Po ashtu, Policia ka thënë se nuk ka të lënduar ndërsa kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.