Fotografi nga aksidenti në Deçan, Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Llukë e Epërme

Një person ka pësuar lëndime nga aksidenti i cili ka ndodhur para disa orësh në fshatin Llukë e Epërme në Komunën e Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi për KALLXO.com ka thënë se vetura është vetë aksidentuar ndërsa lëndime ka marrë shoferi.

“Rasti është cilësuar si vet-aksident. Personi ka dalë jashtë rrugës me veturë dhe ka goditur një shtyllë. Nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore”- tha Gashi për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se fillimisht shoferi i veturës është dërguar në qendër të mjekësisë në Deçan e më pas edhe në spital.

“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”- tha Gashi tutje.

KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë aksident gjatë ditës së sotme.

Aksident në një fshat të Deçanit- Foto