
Aksident në një fshat të Deçanit- Foto
04.2.2023 - 12:17
Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Llukë e Epërme, në Komunën e Deçanit.
Në disa fotografi që ka dërguar një qytetar në adresë të KALLXO.com shihet se një veturë ka pësuar dëme materiale ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë person të lënduar.
Në fotografi shihen edhe njësitet e policisë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.


KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga policia në lidhje me detajet për këtë aksident.