Policia jep detaje për aksidentin fatal që ndodhi dje në rrugën Viti-Kllokot 

Një person ka mbetur i vdekur nga aksidenti që ka ndodhur dje në rugën Viti-Kllokot.

Sipas policisë, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile.

“Si pasojë, njëri nga vozitësit ka vdekur, ndërsa vozitësi tjetër me tre pasagjerët një mashkull dhe dy femra kosovare, ku dy prej të lënduarve ndalen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa njëra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton PK-ja.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me këtë aksident.

Ndërkaq, të enjten kanë ndodhur edhe dy aksidente të ndara.

Në Viti dje pasdite ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor  në QKMF Viti, janë liruar në shtëpi.

Ndëkaq në Kamenicë, dje rreth orës 17:15, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasësin shtetas i Serbisë dhe një këmbësore kosovare.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente është liruar në shtëpi.