Kurti: Marrëveshje e 2013 në mes Kosovës dhe NATO-së ka qenë e dëmshme

Fadil Nura, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e sotme parlamentare ka drejtuar pyetje ndaj kryeministri Albin Kurti, rreth qëndrimit të tij për marrëveshjen e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe NATO-s.

“Këtë marrëveshje e kualifikuat si marrëveshje e fshehtë, jashtëzakonisht e dëmshme, antikushtetuese”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti tha se marrëveshja ka qenë shkëmbim i letrave dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës.

“Dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar titullarin e atë hershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, që e ka vënë firmën në një shkresë të tillë. Atëherë e kam referuar çështjen në prokurori dhe çështja i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet mes Kosovës e NATO-s, do të vijnë duke u thelluar dhe nuk keni nevojë të brengoseni”, tha Kurti.