Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjendja e zjarreve nëpër Kosovë sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se ende ka vatra të zjarrit të cilat nuk kanë pushuar akoma.

Zëdhënësi i AME-së, Nehat Koqinaj ka thënë për KALLXO.com se në parkun kombëtar Bjeshkët e Rugovës në fshatin Shtupeq mbeten ende aktive.

Ai po ashtu ka njoftuar se zjarre malore ka edhe në rajonin e Gjilanit.

“Në Capar-Bukovik dhe në komunën e Vitisë fshati i ri i cili është lokalizuar”, thuhet në përgjigjen e Koqinajt.

Zëdhënësi i AME-së ka treguar edhe për vatrat e zjarrit në regjionin e Prishtinës.

“Në komunën e Graçanicës, fshati Shashkovc – zjarr malor (në intervenim), në komunën e Podujevës, fshati Kalaticë – zjarr malor (në intervenim)’’, thekson Koqinaj.

Koqinaj ka deklaruar se të gjitha zjarret janë nën kontroll dhe se forcat operative janë në terren.

Regjionet në Komunën e Prizrenit dhe Mitrovicës janë në gjendje të qetë dhe pa ndonjë rrezik momental.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.