Policia jep detaje për aksidentin afër kazermës “Adem Jashari”

KALLXO.com para pak minutave raportoi për një aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, saktësisht në afërsi të kazermës “Adem Jashari”.

Detaje rreth këtij aksident ka dhënë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, në afërsi të kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë ka ndonjë një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete”, ka konfirmuar Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Nga fotografitë që kanë dërguar lexuesit e KALLXO.com, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një automjet i zjarrfikësve.

Aksident në hyrje të Prishtinës, krijohen kolona të gjata