Policia identifikon të dyshuarin që ka shpërndarë mesazhe të rreme lidhur me COVID-19

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë personin i cili dyshohet që ka vënë në qarkullim një mesazh me përmbajtje dezinformuese lidhur me situatën me virusin COVID-19.

Përmes këtij mesazhi i është bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth virusit COVID-19 në QKUK, bazuar në grupin e gjakur, e që ka shkaktuar dezinformimin e opinionit dhe qytetarëve.

“Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve nga Prokuroria është duke e proceduar këtë rast penal.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me rastin.

Në Kosovë po shpërndahet një mesazhi i rremë lidhur me analizat për COVID-19

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).