Në Kosovë po shpërndahet një mesazhi i rremë lidhur me analizat për COVID-19

Një mesazh është duke qarkulluar në rrjete sociale se kinse QKUK është duke bërë ftesë te qytetarët që të shkojnë të bëjnë analizat për COVID-19 pasi kanë grup të caktuar të gjakut.

Ky mesazh është demantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës duke thënë se është mesazh i rremë, i krijuar nga grupe të caktuara njerëzish.

“Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazh.

Ministria e Shëndetësisë rastin e ka dërguar në Policinë e Kosovës dhe me të po merren organet kompetente.

“E kemi raportuar dhe organet që gjurmojnë këto do të merren më të”, thuhet në përgjigjen e MSh

Deri më tani nuk ka dalur ndonjë studim që lidh grupe të caktuara gjaku me rrezikun nga pandemia COVID-19.

Deri më tani në Kosovë nga kjo pandemi janë prekur 108 peresona.

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).