Arma e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës

Policia e Pejës konfiskon dy armë e arreston dy persona (Foto)

Në dy raste të ndryshme Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar dy armë të tipit “Zastava M57”.

Përmes një njoftimi, Policia ka thënë se mbrëmë njësitë e saj kanë ndaluar një veturë në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Në veturë i dyshuari po mbante një pistoletë me një karikator dhe gjashtë fishekë.

Pistoletën i dyshuari po e mbante pa leje. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Arma e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës
Arma e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës

Në rastin e dytë, Policia ka njoftuar se i dyshuari B.P. po mbante një armë pa leje në një lokal.

Përveç armës, Policia ka konfiskuar edhe një karikator me tetë fishekë.

I dyshuari është arrestuar për veprën ‘posedim ilegal i armës’ dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.