Ilustrim

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 20-vjeçarit të zhdukur

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e 20-vjeçarit Hazir (Naser) Bresilla nga Zajmi i Klinës, i cili po konsiderohet i zhdukur.

Policia e Pejës, bazuar në ligj dhe me autorizim të Prokurorisë, ka publikuar foton e të zhdukurit dhe shënime të tjera për të.

Në kërkesë thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]