Policia e Kosovës përkujton viktimat në trafikun rrugor

E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor.

Policia e Kosovës ka shënuar këtë ditës përmes një tryeze të përbashkët të majtur sot me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Në këtë tryezë, Policia e Kosovës dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë paraqitur ngjarjet kryesore nga kjo iniciativë, vizitat dhe efektet e arritura nga aktivitetet e realizuara.

“Po ashtu, duke qenë se kjo ditë shënohet ndërkombëtarisht nga shumë institucione relevante, do të shihet mundësia që edhe tek ne kjo ditë të marrë vëmendjen e duhur, me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion rrugor”, njofton policia.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, duke kërkuar që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga Ligji mbi Trafikun Rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangien e aksidenteve nëpër rrugë.