Policia dhe ATK-ja po kryejnë kontrolle në disa biznese në veri

Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës po kryejnë kontrolle në veri të vendit.

Aksionit po kryhet në disa biznese, kanë konfirmuar për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se ka dyshime për veprimtari të kundërligjshme.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi hy dhe të njejtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK-ja”- ka thënë Elshani për KALLXO.com